FSHF-ja ka bërë të ditur ai mund ta humbë takimin e nesërm kundër Luksemburgut, por ka thënë se fillimisht do të bëjë një rezonancë magnetike për ta vlerësuar gjendjen e mbrojtësit.
“Mergim Mavraj nuk është ndjerë mirë pas ndeshjes me Austrinë. Për këtë arsye, stafi mjekësor i ka rekomanduar mbrojtësit sa më pak sforcim. Është vendosur që me të mbërritur në Luksemburg, ai të dërgohet për të bërë një rezonancë magnetike në një klinikë të specializuar. Vetëm pas përgjigjes së kësaj analize do të nxirret një konkluzion i plotë për gjendjen e tij”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Mavraj luajti tërë takimin që Kombëtarja shqiptare e zhvilloj ndaj Austrisë të shtunën në Vjenë. /Insajderi.com