Skuadra gjermane është duke përgatitur ndeshjen përballë Leverkusenit dhe për këtë takim, trajneri ka përmendur domosdoshmërinë e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare për sigurinë në prapavijë.
“Mavraj është ende në dyshim, por uroj që të jetë i gatshëm për të na garantuar siguri në repartin e prapavijës në këtë ndeshje të rëndësishme. Jo vetëm kjo, por për ne tashmë, çdo takim është si finale”, ka deklaruar trajneri Stoger.
Mbrojtësi i Kombëtares nuk është stërvitur plotësisht gjatë kësaj jave, për shkak të problemeve që e kanë lënë atë në dyshim për takimin e së dielës në shtëpi përballë Leverkusenit. /Insajderi.com