×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mbahet dasma e parë në “Camp Nou” – shiu i largoi mysafirët

    Insajderi
    28 June 2022 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Camp Nou” ka filluar të organizojë dasma, me Barcelonën duke përdorur kështu stadiumin e tyre për të shtuar financat e tyre.

    Para pak javësh, klubi Bluagranas njoftoi se tifozët mund të kenë shansin që të bëjë organizime nga më të ndryshmet në shtëpinë e tyre.

    Barcelona po i lejon tifozët të martohen në Camp Nou dhe të organizojnë ndeshje mes vete në këmbim të pagesës, pas synojnë ta ‘zbusin’ krizën e thellë financiare që i ka kapluar.

    Blaugranët kanë njoftuar se çiftet mund të marrin me qira stadiumin për ditën e tyre të veçantë, me paketa të ndryshme në dispozicion.

    Opsioni më i lirë, i cili do të ishte në ‘Foundation Lounge’, kushton 1600 euro dhe do të ishte më i përshtatshmi për një dasmë të vogël me 25 deri në 50 persona të pranishëm.

    Por, më e shtrenjta është “Salla e tribunës”, e cila vjen me disa dalje për pamje nga fusha. Me ulëse nga 300 deri në 1000 persona, kjo hapësirë ​​është në dispozicion për 13,500 euro.

    Një alternativë tjetër tërheqëse është tarraca e Camp Nout, e cila kushton midis 6000 dhe 7000 eurosh në varësi të frekuentimit dhe u lejon mysafirëve të takohen nga afër me një nga terrenet e shkëlqyera në futbollin botëror.

    Klientët marrin hapësirën e zgjedhur për gjashtë orë përdorim, si dhe ndihmë nga një zonjë dhe pastrim para dhe pas organizimit.

    Tashmë kanë filluar organizimet, dhe një videon më poshtë mund të shikoni se aty duket se është organizuar një dasmë, por shiu i detyroi mysafirët të largoheshin nga aty për disa minuta. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark