×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Mbahet konferenca e arkivistikës në Manastir

    Insajderi
    09 June 2023 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Manastir të Maqedonisë së Veriut i ka filluar punimet Konferenca VII Mbarëkombëtare e Arkivistikës. Studiues të trevave shqiptare do të shpalosin punimet e tyre për rëndësinë e arkivave si mbrojtëse të historisë së kombit.

    Konferenca është organizim i përbashkët i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë.

    Falë bashkëpunimit dhe përkrahjes të Institutit të Trashëgimisë Shpirtëtore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, këtë vit Konferenca do të mbahet në Manastir të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të shënimit të aktiviteteve që përkojnë me 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

    Kjo është Konferenca e shtatë me radhë pas gjashtë edicioneve të mbajtura në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Sarandë, Tuz dhe Boletin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark