×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Mbahet konferencë shkencore për veprën letrare të Ibrahim Kadriut

    Insajderi
    16 May 2023 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shoqata kulturore dhe letrare “Ars Albanica” ka organizuar një konferencë shkencore për krijimtarinë letrare të njërit prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, Ibrahim Kadriu.

    Konferenca u mbajt në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës, gjegjësisht në Fakultetin e Filologjisë të këtij universiteti.

    Për veprën letrare të shkrimtarit Kadriu folën shkrimtarë e studiues të ndryshëm, si Anton Nikë Berisha, Salajdin Salihu, Zeqirja Rexhepi, Prend Buzhala, Adelina Xhaferri, Berton Sylejmani etj.

    Konferenca shkencore kishte titullin “Portreti letrar i shkrimtarit Ibrahim Kadriu”.

    Ibrahim Kadriu u lind më 8 janar të vitit 1945 në Zhegër (Gjilan). Shkollimin fillor e mbaroi në Zhegër, të mesmen (Normalen) në Gjilan, Fakultetin (Albanologjinë) në Prishtinë.
    Nga viti 1968 punoi në gazetën “Rilindja” (deri në mbyllje të saj), pastaj në të përditshmen “Zëri”. Nga viti 1973 redaktor i kulturës i “Rilindjes” e pastaj dhe në “Zëri”. Redaktor në revistën letrare “Plejada”, botuar më 1971 si dhe kryeredaktor i revistës
    “Hareja”, botuar gjatë viteve të nëntëdhjeta deri më 2001.
    Më 1985 ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
    Jeton dhe vepron në Prishtinë.

    Veprat kryesore të tij janë: “Netët e Karadakut”, poezi (1969), ”Diçka po ndodh”, poezi (1972), ”Kohë e të korrave”, roman (1979), ”Kroi i ilaçit”, roman (1980), ”Zogjtë fluturojnë vetë”, roman (1986), ”Loja e fundit”, roman (1993), “Shtëpia e fantazmave”, roman (2004), “Çuni i kohës së Lekës”, roman ( 2006), “Kalorësi i Karadakut”, roman (2007), “Frymëmarrje në shtjellë”, poezi (2007), “Gloria në mes”, roman (2010),“Buzëqeshje miqsh” eseistikë (2011) ,“Misioni rus”, roman (2016); “Të vdekurit e gjallë”, roman (2018), “Varri i shitur në Damask”, roman (2019), “Pengu”, roman (2020), etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark