×
  • Lajme
  • Aktuale

    Mbajtja e bastionit të LDK-së, përplasjet me Qeverinë dhe raportet brenda vetë partisë- Ilir Ferati flet në intervistë për Insajderin

    Insajderi
    30 January 2022 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Iliri Ferati, kryetar i Istogut, ka folur për Insajderin se si kjo parti arriti ta mbante këtë komunë-bastion të LDK-së. Ferati ka sqaruar sfidat e balotazhit. Ka treguar edhe për përplasjet që i ka me Qeverinë qendrore të drejtuar nga Albin Kurti i Vetëvendosjes. Nuk është kursyer që të flasë as për raportet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Një pjesë të intervistës ai ka folur për babain e tij, ish-kryetar i Istogut, përvjetori i vdekjes së të cilit është sot.

    Intervistoi: Altiana Zogaj

    No description available.

    Sot janë shënuar 12 vjet prej vdekjes së babait, si e shihni veten në raport me pozitën e njëjtë ku ndodhej edhe babai juaj dikur?

    Ferati: Normalisht dita është e përzier edhe me dhimbje përpos krenarisë dhe njëkohësisht e rrit nivelin e përgjegjësisë në supet e mija si kryetar i zgjedhur tash. Ndihem mirë që është ruajtur një traditë që të jem në shërbim të njerëzve të Istogut.

    A ka qenë e vështirë marrja e vendimit për të qenë kandidat për kryetar?

    Ferati: Vendimi nuk është që mund të merret në kohë të shpejtë mund të lind si idetë në biznese, kjo zhvillohet me kohën përgjatë kontakteve edhe faktorë të ndryshëm që mund të luajnë rol. Pastaj  edhe pozita politike që më ka orientuar me këtë zanat edhe kontaki i madh me njerëz nga fushatat e kaluara e sidomos në dy të fundit nacionale ku kam qenë edhe deputet, e kanë lind zjarrin për me ju shërby njerëzve të Istogut që janë kaq të mire dhe kaq të dashur.

    Cilat janë tiparet që i gëzoni të njëjta nga babai juaj?

    Ferati: Epo tash disa thonë që i përngjaj disa të tjerë jo, kjo është e para ndërkaq e dyta serioziteti në punë dhe sinqeriteti në komunikim thjeshtësia dhe fjala e mbajtur këto janë kryesore që janë pothuajse të njëjta me babain, në baze te vlerësimit  tim personal dhe njerëzve që kanë punuar me të.

    Cili ka qenë talenti i fshehtë i babait tuaj, dikur Kryetar i Komunës ku ju drejtoni tash?

    Ferati: Si hobi që e ka përmend babai shpesh, ka qenë noti dhe vozitja. Përndryshe ai ka qenë i njohur si një ndër politikanët që është vozitur tepër rrallë me shofer dhe noti ka qenë diskutimi i familjes kur kemi qenë në pushime shumë të rralla në atë periudhë mund të them

    A ka ardhur kandidimi për kryetar si ide për faktin që LDK në Istog konsiderohet si e fituar pothuajse në çdo zgjedhje lokale, apo që dikur edhe babai juaj ka qenë në këtë pozitë?

    Ferati: Te dyja bashkë janë faktor ideja e shërbimit për njerëzit e Istogut dhe si detyrë politike partiake që me vazhdu bastionin politik dhe jo vetëm politik por pikërisht bastionin e kryerjes së punëve të mira për qytetarët e Istogut.

    Këtë vit fitorja e Istogut si bastion i LDK-së është vënë në dyshim, kjo ngase në balotazh ishit me z.Bekë Berisha nga AAK, pse mendoni se ndodhi kjo?

    Ferati: Nuk mendoj që ka qenë një rezultat i ngushtë sepse kane qene në mbi 2000 vota në mes dhe në politikë ato janë shumë, por jam goxha i sigurtë që kemi me punu mirë dhe do ti realizojmë premtimet dërrmuese, që rrjedhimisht i bie që  zgjedhjet e  ardhshme do  ti fitojmë prap pa balotazh.

    Cila është pika juaj kryesore të cilës do i kushtoni rëndësi në plan programin tuaj?

    Ferati: Plan programi ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i gjerë, mund të them që në pikat kryesore  do të jetë krijimi i vendeve të punës si pushtet lokal me aq sa mundemi me ndiku. Sepse sigurimi i mundësive të reja për të rinjtë e vendit duhet të shihet si prioritet

    Si qëndrojnë raportet tuaja me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Lumir Abdixhiku?

    Ferati: Me kryetarin Abdixhiku, fillimisht jemi miq pastaj është edhe kryetar. Mund të them që kemi raporte të shkëlqyeshme kolegjiale dhe gjithashtu politike, që i kemi kultivuar në kohen sidomos gjatë periudhës sa kam qenë deputet dhe vazhdojmë të kemi gjithmonë bashkëpunimin në pozitën ku jam unë.

    No description available.
    No description available.

    A po ju pyet ndokush nga Ministria e Shëndetësisë si kryetarë komunash apo po ju injorojnë në lidhje me Covid?

    Ferati: Nuk kemi kontakt asnjëherë me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me masat anti-Covid, përpos kontaktit që kemi fituar për pjesën e ndërtimit të QKMF-së, objektit të ri  që është projekt i madh, sa i përket çështjes së masave s’jemi kontaktu asnjëherë nga Ministria e Shëndetësisë

    Buxheti a ju është ndarë nga Qeveria sa keni kërkuar apo ju ka injoruar si komunë e LDK-së?

    Ferati: Të them të drejtën buxhetin që e ekzekutojnë ka qenë i aprovuar nga asambleja e kaluar, sa i përket lobimit të pjesës së grantit na u ka bërë e padrejte edhe neve edhe shumicës së komunave në Kosovë te pjesa e kalimit në rezerve dhe s’mundemi me shfrytëzu, kjo është bërë nga Ministria e Financave. Kurse, Ministrisë së Linjës dhe Zyra e Kryeministrit mbetet me i shiku 5 kërkesat që i kemi dergu , janë projekte të mëdha kapitale për të cilat Istogu ka nevojë shumë. Ende po presim për përgjigje nga ata. Po dua ta besoj që s’kemi nevojë me u veçu, si komunë e LDK-së, sepse jemi qytetar te Istogut e të Kosovës sikur të tjerët.

    Biografia e ish- nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të kësaj partie në Komunën e Istogut

    Fadil Ferati lindi më 10 maj 1960 në Istog dhe jetoi në Gurrakoc.

    Shkollën fillore e mbaroi në Gurrakoc, ndërkaq shkollën e mesme në Gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog. Studimet i përfundoi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ku edhe diplomoi më 1985. Më pas filloj me legalizimin e pluralizmit politik në ish-Jugosllavi dhe gjithashtu themelimin e partisë së parë në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në vitin 1997 u zgjodh Kryetar i Kryesisë së LDK-së në Istog dhe në Kuvendin e katërt u zgjodh përsëri kryetar dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm i kësaj partie. Në vitin 2002 ai përsëri priu si Kryetar i kryesisë.

    Gjithashtu me zgjedhjet e vitit 2007, ku në zgjedhje me votën e drejtpërdrejt të qytetarit, zgjedhet Kryetar i Komunës së Istogut të cilin funksion e ushtroi deri me 2010. Në vitin 2006 zgjedhet një prej nënkryetarëve të LDK-së, funksion të cilin e ushtroi deri më 30 janar 2010./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark