Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe vendosi të rinovonte me skuadrën franceze, teksa “injoroi” ofertat e vazhdueshme të “Los Blancos”.
Teksa, sot Paris Saint-Germain organizoi një konferencë për shtyp për Kylian Mbappe dhe Nasser Al-Khelaifi për të folur për mediat, pas zgjatjes së kontratës së sulmuesit francez deri në vitin 2025.
23 vjeçari tha se e e vlerëson përpjekjen e Real Madridit, por tha se është i kënaqur me vendimin e tij, duke shtuar se është francez dhe vendin e ka në Francë.
“Unë e vlerësoj të gjithë përpjekjen që Real Madridi bëri, duke bërë gjithçka që mundi për të më bërë të lumtur. Unë jam mirënjohës për dashurinë e tyre dhe e kuptoj zhgënjimin e tyre. Siç thashë, unë jam francez dhe, si francez, doja të qëndroja këtu. Jam i kënaqur me vendimin tim”, u shpreh ai.
Por, cila është në të vërtetë prejardhja e Mbappesë?
Në faktë, babai i tij, Wilfried, vjen me origjinë nga Kameruni me rrënjë familjare nigeriane. Ai përveçse që është agjent i Mbappes, është edhe trajner futbolli. Ndërsa nëna e Mbappe, Fayza, është algjeriane me origjinë nga Kabyle, shkruan Insajderi.
Kylian Mbappe Lottin, i njohur thjesht si Kylian Mbappe, është një futbollist profesionist francez që luan si sulmues për klubin e Ligue 1, Paris Saint-Germain dhe ekipin kombëtar të Francës.
/Insajderi.org