×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mbështeti Albin Kurtin, linçoi drejtues mediash – i shpërblehet mundi Besnik Berishës që mori votat për bord të KPM-së

    Insajderi
    21 January 2022 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besnik Berisha është zgjedhur anëtar i bordit të Komisionit të Pavarur për Media me mandat katër vjeçar.

    Ai mori 70 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke dalë më i votuari, shkruan Gazeta Insajderi.

    Berisha në postimet e tij publike në Facebook, e ka mbështetur hapur Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, deputetët e së cilës e kanë shumicën në parlament.

    “Egërsia me të cilën sulmohet kryetari i VV-së nga disa ‘analistë’ buron nga frika se do e humbin grazhdin shtetëror”, shkruante Berisha në një postim të tij, të datës 25 janar, 2021, ku e citonte Kim Mehmetin, transmeton Gazeta Insajderi.

    Një shkrim tjetër të gjatë, të publikuar më 9 shkurt 2021, pak ditë para zgjedhjeve të 14 shkurtit, ai bënte thirrje indirekt që të votohej partia e Albin Kurtit.

    “Le të shpëtojmë veten dhe ata më 14 shkurt nga kjo e keqe të cilën kurrsesi s’po mund ta shohim nga brenda. Ndryshimi do të ua largojë sado pak edhe atyre këtë virus shtet-shkatërrues”, shkruante Berisha, transmeton Gazeta Insajderi.

    Berisha në disa postime të tij, e ka linçuar publikisht edhe Valon Sylën, drejtuesin e Gazetës Metro, i cili herë pas herë debaton nëpër studio edhe për ngjarjet politike.

    “Shumë ma mirë e kish lujt ky “Xhek Setrën” sesa Naser Rafuna. Mega-primitivizimi i këtij soji që fyen çdo vlerë kombëtare dhe tenton të shuaj çdo shpresë po i bind edhe pjsën e vogël neutrale të shoqërisë se duhet mbështetur shansin e fundit për ndryshimin thelbësor”, shkruante Berisha më 28 janar të 2021, transmeton Gazeta Insajderi.

    Ky nuk është postimi i vetëm, ku Berisha e ka linçuar publikisht Sylën.

    “Richard Grenell dhe Valon Syla kanë bo be që kane me fol derisa ta bijnë VV-në në 80%” shkruante më 3 mars 2021, Berisha, që tash është zgjedhur anëtar i KPM-së, transmeton Gazeta Insajderi.

    Në një shkrim të datës 15 janar të vitit 2021, Berisha ka edhe disa fjalë për Ilir Mirenën, që drejton Gazetën Periskopi.

    Pavarësisht kësaj, zgjedhja e Berishës për anëtar të Komisionit të Pavarur për Media është përkrahur fuqishëm nga shoqëria civile./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark