×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Mbi 15 mijë euro shpenzime brenda një viti- Këto ishin pijet e preferuara të kabinetit të Shpejtim Bulliqit

    Insajderi
    25 May 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Verë e Kuqe, Verë e Bardhë, lëng, e ujë”, dalin të jenë pijet e preferuara për kabinetin e Shpejtim Bulliqit të VV‘së në Komunën e Podujevës.

    Sipas disa faturave të siguruara nga Insajderi, në dhjetor të 2022’ës, është parë një ‘huqje’ në pagesat e pijeve nga Komuna e Podujevës. Për 80 lëngje me çmim 1 euro për një copë, Komuna ka paguar 120 euro, ku në mënyrë të kalkuluar 40 euro janë paguar më shumë sesa duhej.

    E pije e preferuar pas lëngut, për pushtetarët në Podujevë si duket është Vera e Kuqe, ku vetëm për një ditë, Qeverisjes së VV-së i ka kushtuar 120 euro. Një verë e kuqe ka kushtuar 1.50 cent, e gjithsej janë porositur 80 të tilla.

    Edhe Kuvendi Komunal i Podujevës ka harxhuar 180 euro e 30 cent, vetëm për pije si këto: Ujë, lëng frutash, Exspresso, Nesscafe dhe Kafe Turke.

    Ndërkohë në tubimin e zgjedhjes së sportistëve në vitin 2022, Komuna e Podujevës, më saktë Drejtoria e Kulturës ka shpenzuar në total 2291 euro e 40 cent, por që nuk dihet se çka është porositur e për çka janë shpenzuar.

    E shpenzimet e pushtetarëve në Podujevë nuk kanë mbaruar me kaq. Galeria e Qytetit me datën tetë mars të këtij viti, ka hargjuar 150 euro për ujë e lëng frutash.

    Asamblisti në Komunën e Podujevës, nga radhët e LDK-së, Ekrem Rrahmani, për Gazetën Insajderi tha se nga kjo parti është shkelur ligji pasi një pjesë e shpenzimeve janë bërë pa kontratë.

    Po kjo është shkelje e ligjit pasi që Komuna e Podujevës gjatë vitit 2022 pa lidhur fare kontratë ka shpenzuar rreth 15,292.00 euro vetëm për ushqim dhe pije”, tha asamblisti i LDK-së.

    Rrahmani gjithashtu përmes një postimi mbrëmë ka shkruar se në total shpenzimet e Komunës të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, gjatë vitit 2022 dhe periudha janar – mars, del vlera mbi 21 mije euro.

    Komuna e Podujevës gjatë vitit 2022 pa lidhur fare kontratë ka shpenzuar rreth 15,292.00 euro vetëm për ushqim dhe pije. Kurse për periudhën Janar – Mars 2023 ka shpenzuar rreth 6,695.00 euro vetëm për ushqim dhe pije”, ka shkruar Rrahmani.

    Postim i plotë i asamblistit Rrahmani:

    Me një përllogaritje te thjeshte! Komuna e Podujevës gjatë vitit 2022 pa lidhur fare kontratë ka shpenzuar rreth 15,292.00 euro vetëm për ushqim dhe pije. Kurse për periudhën Janar – Mars 2023 ka shpenzuar rreth 6,695.00 euro vetëm për ushqim dhe pije.

    Te nderuar qytetare. Nëse i mbledhim të dy shumat vlera del mbi 21 mije euro, pra do te ndërtohej pa pikë problemi një shtëpi për ndonjë familje te pastrehe.

    Pra komuna që qeveriset nga LVV brenda një periudhe njëvjeçare për dreka dhe darka pra shpenzime LLUKSI ku përfshihet edhe vera e kuqe kane shpenzuar mbi 21 mije euro!

    Te unte ishin kene bre!.

    Gazeta Insajderi para një jave ka kërkuar nga Komuna e Podujevës qasje në dokumente publike për shpenzimet e kabinetit të Shpejtim Bulliqit, por që deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigjje./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark