×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Mbi 3 mijë euro për derivate – Këto janë shpenzimet e Ndërmarrjes Publike Banesore

    Insajderi
    08 October 2022 - 11:31

    Nga janari i vitit 2021 deri në shtator të 2022-ës, ish-Kryeshefi i Ndërrmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha dhe ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të NPB’së, Bashkim Beha kanë shpenzuar 3 mijë e 128 euro për derivate me veturën zyrtare. Gazeta Insajderi ka siguruar faturat e shpenzimeve në bazë të kërkesës për qasje në dokumente publike.

    Insajderi

    Ish-Kryeshefi i NPB’së, Hajdar Hoxha ka shpenzuar 2 mijë e 826 euro për derivate me makinën zyrtare përgjatë periudhës janar 2021-korrik 2022.

    Pas shkarkimit të Hoxhës nga pozita në muajin korrik, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të NPB’së, Bashkim Beha, ka harxhuar 303 euro për karburant gjatë gushtit dhe shtatorit.

    Nga NPB kanë thënë se Bordi i Drejtorëve nuk ka shpenzuar për derivate.

    Ndërkaq, për dreka zyrtare, ish-kryeshefi ekzekutiv Hajdar Hoxha ka shpenzuar 714 euro.

    Kurse, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të NPB-së, Bashkim Beha për dy muaj kanë shpenzuar 270 euro.

    Por, nga NPB kanë thënë se në të shumtën e rasteve, pjesë e drekave zyrtare ishte edhe Bordi i Drejtorëve.

    Bazuar në të dhënat e dërguara, kryeshefi dhe bordi i drejtorëve nuk kanë marrë meditje.

    Kujtojmë, se Hajdar Hoxha u shkarkua me 25 korrik 2022 nga pozita e kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).

    Foto: Hajdar Hoxha

    Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të “Ndërmarrjes Publike Banesore”, bazuar në kompetencat e përcaktuar sipas ligjit për Ndërmarrje Publike, kishte shkarkuar kryeshefin ekzekutiv, Hajdar Hoxha.

    Derisa në arsyetimi e vendimit për shkarkimin e Hoxhës thuhet se kjo erdhi si pasojë e të gjeturat e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

    Pas largimit të Hoxhës, ushtrues i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të NPB’së u emërua, Bashkim Beha.

    Foto: Bashkim Beha

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark