×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mbi 55 për qind të mjekëve nuk pajtohen me vlerën e koeficientit të pagave

    Insajderi
    01 February 2023 - 19:29

    Pas publikimit të koeficientit të pagave për sektorin publik, ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës.

    OMK ka bërë një pyetësor me anëtarët e saj për të parë nëse ata janë të kënaqur apo jo me vlerën e koeficientit që ka përcaktuar Qeveria.

    Pyetësori është bërë me 3600 mjekë që janë pjesë e OMK-së, dhe dhe punojnë në sektorin publik.

    Sipas rezultatit, nga 1415 përgjigje të anëtarëve, 55.5 për qind nuk janë pajtuar aspak që vlera e koeficientit të jetë 105 euro.

    Ndërkaq 31.7 për qind janë pajtuar pjesërisht, e 12.7 për qind janë pajtuar plotësisht.

    OMK-ja thekson se nga 1411 respodentë, 60.9% janë mjekë specialistë, 21.9% doktorë të mjekësisë dhe 17.2% specializantë.

    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdi, ka thënë se në këto rezultate kanë ndikuar dy çështje, një ka qenë pritshmëria për së paku 120 të jetë çmimi i koeficientit.

    “Në këtë rezultate ka ndikuar shumë edhe klasifikimi në grupin e specialistëve, mjekëve specialistë dhe farmacistëve edhe të psikologëve klinikë të cilët ata vërtetë nuk janë mjek dhe s’kanë të drejtë për diagnostikim dhe përshkrim të barnave. Janë terapeist nuk janë mjek. Kjo është parë se aty, është bërë një lojë politike”, ka deklaruar Sejdiu.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark