×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mbi 8500 raste aktive me COVID

    Insajderi
    04 March 2021 - 07:34

    Të mërkurën u raportuan 568 raste pozitive me COVID-19, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive ditore këtë vit, por sipas vlerësimit të IKSHPK do te ketë rritje të rasteve ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë u raportuan 233 raste pozitive, ndërsa pati katër të vdekur në të gjithë vendin.

    Megjithë numrin e lartë të të infektuarve, vaksina anti-Covid nuk duket askund tashmë kur po shkojmë drejt fundit edhe të javës së parë të marsit. Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës kishte premtuar se vaksinat do të mbërrijnë në Kosovë gjatë muajit shkurt.

    Numri total i rasteve pozitive është 70.753 raste nga 315.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.620 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark