×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mblidhen ministrat e Qeverisë, nuk zbulohet rendi i ditës

    Insajderi
    25 January 2023 - 08:55

    Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Kjo është bërë e ditur nga zyra për informim e kryeministrit.

    Mbledhja do të mbahet në ora 10:00, në Ndërtesën e Qeverisë. Nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës.

    Në mbledhjet e janarit të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë vendimesh, kryesisht në kuadër të sektorit energjetik dhe ndarjen e mjeteve në kuadër të pakos për përballje me inflacionin.

    Në një nga këto mbledhje Qeveria mori vendim për ndarjen e pesë milion e njëzet e pesë mijë eurove (5 milion e 25 mijë euro), nga të cilat pesë (5) milionë do të dedikohen për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike nga konsumatorët dhe njëzet e pesë mijë euro për masën e për balljes me inflacionin.

    Dhe po ashtu edhe vendimin për ndarjen e njëzet e katër milion e gjashtëqind mijë eurove (24.6 milionë euro) për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike dhe masës 3.7 të Ringjalljes Ekonomike.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark