×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtësi i Grabovcit, rizgjidhet kryeprokuror

    Insajderi
    21 December 2016 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kur “Dosja e Shefave” përmes audioincizimeve kishte shpërfaqur haptas Adem Grabovcin si të inkriminuar në shumë skandale si emërime politike në pozita publike e punësime partiake, kryeprokrokurori Imer Beka, kishte dalë haptas në mbrojtje të Grabovcit, që atë kohë ishte shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.

    Ai kishte insistuar se Prokuroria nuk do të duhej të zhvillonte hetime ndaj Grabovcit, duke u përzier edhe në pavarësinë e Gjykatës.

    Kishte thënë se Gjykata nuk është dashur ta hedhë poshtë kërkesën e Grabovcit për ndalimin e publikimeve të përgjimeve nga Insajderi.

    Katër muaj më vonë, Beka është rizgjedhur në të njëjtën pozitë,

    Kësisoj përkrahësi kryesor i Adem Grabovcit në sistemin Prokurorial, do të vazhdojë të qëndrojë në postin e kryeprokurorit të Prokurorisë së Prishtinës.

    Qëndrimet e Bekës, për kryetarin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, ishin të mjaftueshme për të kërkuar nga Këshilli Prokurorial që të hetojë ndërhyrjen e kryeprokurorit të Prishtinës, Imer Beka në pavarësinë e gjyqësorit.

    Blerim Isufaj, kryesues i Këshillit Prokurorial, kishte refuzuar ta dërgojë kërkesën ish-kryetarit të atëhershëm Ibrahimi, në Zyrën e Diciplinore të Prokurorisë.

    Përpos ndërhyrjes në rastin e Grabovcit, kryeprokurori ishte përfshirë edhe në mbylljen e hetimeve për vrasjen e Dafina Zhubit, një qytetare që zyrtarisht cilësohet të ketë bërë vetvrasje.

    Ajo kishte vdekur në banesën e Astrit Dibrës në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Ishte gjetur e shtrirë në shtratin e dhomës pa shenja jete. Një plumb kishte shpuar kokën e saj. Dibra kishte thënë se kishte qenë në dhomën tjetër kur kishte dëgjuar të shtënën.

    Prokurorja Fitore Sadikaj, e cila kishte mbyllur hetimet kishte thënë se  vendimin për mbyllje hetimesh e ka marrë bazuar në konsultimin me kryeprokurorin e Prishtinës, Imer Beka.

    Insajderi kishte sjellë fakte se i pandehuri ka lidhje të forta në Prokurori./Insajderi.com

    Ndikimi i kryeprokurorit që vdekja e dyshimtë të cilësohet vetëvrasje e jo vrasje  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark