![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Mbrojtësi i Italisë, Andrea Barzagli nuk ka arritu t’i mbajë lotët në një intervistë dhënë mediave italiane pas humbjes me penallti nga Gjermania në çerekfinale të “Euro 2016”, raporton Insajderi.
“Muri” i mbrojtjes italiane, bashkë me Bonuccin dhe Chiellinin, është ndier keq vetëm me faktin se kjo skuadër e Italisë, me Antonio Conten si trajner dhe me një grup futbollistësh jo shumë të njohur në futbollin nderkombëtar “nuk do mbahet mend për asgjë”.
“Më vjen keq vetëm që s’do te mbahet mend asgjë nga ajo që bëri kjo Itali…”, ishin fjalët e mbrojtësit të Juventusit në zonën e intervistave në stadiumin e Bordosë pas ndeshjes.
Barzagli më parë ka luajtur në Bundesligën gjermane me skuadrën e Wolfsburgut, derisa ky evropian mund të rezultoj i fundit për të, pasi ka 35 vjet. /Insajderi.com
Intervista e Andrea Barzagli pas ndeshjes:
https://www.youtube.com/watch?time_continue=67&v=lomck3mDC5k