×
  • Sport
  • Sport

    Mbrojtësi i kombëtares serbe: Nëse një luftë ndodh, do të jetë në Kosovë

    Insajderi
    24 February 2017 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reprezentuesi i Serbisë në futboll dhe anëtari i Lokomotivës së Moskës, Nemanja Pejçinoviq, i ka vënë më shumë flakë, zjarrit të krijuar në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa ka thënë se “një luftë e re duhet të ndodh në Kosovë”.

    Në një intervistë me gazetën ruse “Sport Express”, mbrojtësi serb ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, gjithashtu ka folur edhe për Kosovën.

    “Njerëzit janë nganjëherë të frikësuar për fillimin e luftërave të reja. Unë jam i bindur që nëse një luftë e re ndodh, do të jetë në territorin e Kosovës, e cila duhet t’i përkas Serbisë”, ka thënë Pejcinoviq.

    Pejçinoviq ka deklaruar se serbët dhe rusët janë dy popuj të afërt me njëri-tjetrin, në disa mënyra.

    “Ne jemi të afërt shpirtërisht dhe mendërisht, ne jemi vëllezër”, u shpreh mbrojtësi i Lokomotivës së Moskës.

    Anëtari i Lokomotivës së Moskës, që luan si qendër-mbrojtës, është reprezentues i Serbisë dhe ka luajtur katër ndeshje në total me përfaqësuesen serbe.

    Më parë, Pejçinoviq ka zhvilluar karrierë edhe në Francë, me Nicen dhe në Gjermani me Hertha Berlin. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark