×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbylle gojën” – Eskalon debati mes Valon Sylës e Tomë Gashit

    Insajderi
    25 October 2021 - 22:15

    Analisti Valon Syla dhe avokati Tomë Gashi janë përplasur për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

    Syla i ka thënë Gashit se e kanë shfrytëzuar temën e Deharit për poena, duke i kërkuar që t’i zbardhë të gjitha dëshmitë për vdekjen e tij.

    Pas kësaj deklarate, ashpër ka reaguar avokati Tomë Gashi i cili i është drejtuar Sylës me tone të larta duke i thënë që ta mbyll gojën për rastin Dehari.

    “Unë po të them mbylle gojën, mundesh të flasësh çfarë të duash por jo për rastin Dehari”, ka thënë Gashi.

    “Po zgjidhe rastin, merre dhe zbardhi të gjitha dëshmitë e gjithçka”, ka thënë Syla.

    “Unë po të them mbylle gojën, flasim më vonë për këtë temë…Mos fol për Astrit Deharin se keq kalon”, i ka thënë Gashi-Sylës në T7.

    Për debatin ka reaguar edhe moderatori i cili ka thënë se nëse mysafirët nuk qetësohen, do të detyrohet ta mbyll emisionin.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark