Mbyllen 6 lokale në Prishtinë ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllen 6 lokale në Prishtinë ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme

    Insajderi
    01 July 2016 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e Komunës së Prishtinës, kanë mbyllur gjashtë lokale në Prishtinë.

    Sipas policisë, në lokale dyshohet se është zhvilluar veprimtari e kundërligjshme.

    Kontrollimi i lokaleve është bërë në orët e vona të 30 qershorit “me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative në vend e në veçanti luftimit veprave penale dhe të trafikimit me njerëz.”

    Operacioni policor është zhvilluar në orët e vona në 6 lokacione të Prishtinës, në lagjet ‘Ulpiana’ dhe ‘Dardani’, ku dyshohej se po ushtrohen veprimtari të kundërligjshme.

    Ky operacion policor është realizuar së bashku edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë vërejtur parregullsi në aspektin e dokumentacionit si dhe të sanitarisë, ku me këtë rast  të gjitha këto lokale janë mbyllur./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark