Kanë përfunduar pjesët e para të të gjitha ndeshjeve të xhiros së fundit të këtij sezoni në Superligën e Kosovë.
Sot do të vendoset se cila skuadër do t’i bashkohet Vushtrrisë në barazh.
Malisheva dhe Dukagjini kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0:0, në duelin që përcakton ekipin që shkon në barazh.
Ballkani në takimin tjetër kundër Gjilanit ka avancuar 2:0 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Me rezultat identik është mbyllur fraksioni i parë në mes Dritës dhe Ulpianës në Gjilan.
Ndërkaq, në takimet Llapi – Prishtina dhe Feronikeli – Drenica rezultati është 0:1.
Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Drita 2-0 Ulpiana
Ballkani 2-0 Gjilani
Feronikeli 0-1 Drenica
KF Llapi 0-0 Prishtina
Malisheva 0-0 Dukagjini