×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllet drama Manchester City – Tottenham, shënohen gjashtë gola

    Insajderi
    03 December 2023 - 19:42

    Manchester City ka barazuar 3-3 me Tottenhamit në kuadër të javës së 14-të në Premierligë.

    Pas vetëm gjashtë minutash loje, Spurs kaluan në epërsi në Etihad, duke realizuar nëpërmjet Son Heung-Min, me Dejan kulusevskin.

    Por, golashënuesi i mysafirëve ishte më pas fytyra tragjike, duke realizuar auto-gol në minutën e nëntë.

    Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa në 45 minutat e parë u shënuan edhe tri gola të tjera.

    Spurs i barazuan shifrat në 2-2 me anë të Giovanni lo Celso në minutën e 69-të, me Son që ishte asistuesi.

    Citizens e rikthyen epërsinë me golin e Jack Grealish, që realizoi për 3-2 në minutën e 81-të nga asistimi i Erling Haaland.

    Mysafirët nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat në 3-3, kur Kulusevksi shënoi me kokë në minutën e 90+1-të, për të marrë një pikë nga ky takim

    Pas javës së 14-të, Manchester City ka 30 pikë, tri më pak se lideri Arsenali, ndërsa në xhiron e 15-të takohet me Aston Villën.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    26 February 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark