×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Mbyllet Festivali i Venecias, triumfon filmi francez me aktoren shqiptare

    Insajderi
    16 September 2021 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbyllet Festivali në Venecia, por maja e kinematografisë italiane këtë vit vendosi t’i japë çmimin më të madh, Luanin e Artë, filmit francez “L’évenement” të regjisores franko-libaneze Audrey Diwan, mbi temën dramatike të abortit të paligjshëm, ku interpreton aktorja shqiptare nga Kosova, Luana Bajrami.

    Çmimi special i Jurisë shkoi ndërkohë për filmin autobiografik “E stata la mano di Dio” i regjisorit italian Paolo Sorrentino, që si gjithmonë kishte në film aktorin e njohur Tony Servillo, protagonist i sukseseve të Sorrentinos  si “Il Divo” dhe “La grande bellezza”.

    Aktori më i mirë u shpall John Arcilla me filmin “On the job” mbi korrupsionin e politikanëve dhe kompromiset e mediave.

    Aktore më e mirë u shpall “mbretëresha” Penelope Cruz, protagoniste e dy filmave në festival, por që triumfoi me filmin e mikut të saj Pedro Almodovar,  “Madres parallelas” në rolin e një mamaje single. “Fitorja është e Pedros, 100%”, deklaroi aktorja spanjolle. /a2news

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark