×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Mbyllet koha e rregulltë, nuk ka fitues në ndeshjen Japoni – Kroaci, ndeshja shkon në vazhdime

    Insajderi
    05 December 2022 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë përfunduar 90 minutat e rregullta të ndeshjes Japoni – Kroaci.

    Kombëtarja e Japonisë dhe ajo e Kroacisë nuk kanë arritur të tregojnë fituesen e biletës për çerekfinale.

    Loja ishte tejet e balancuar, me të dyja skuadrat që gjetën nga një gol e krijuan edhe raste të mira shënimi.

    Ishte fillimisht Japonia që kaloi në epërsi me golin e minutës së 43’, me anë të Maeda.

    Reagimi i Kroacisë erdhi në fillimin e pjesës së parë, kur Ivan Perisic dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 55’.

    Deri në fund, të dyja kombëtaret patën raste të mira, por nuk arritën të gjenin më portën. Tani, gjithçka do të përcaktohet pas vazhdimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark