×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllet pjesa e parë e takimit Llapi – Prishtina, ky është rezultati

    Insajderi
    21 April 2021 - 15:46

    Llapi dhe Prishtina zhvilluan sot pjesën e parë të ndeshjes kthyese në fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Insporti.

    Ne pjesën e parë të dy skuadrat kanë arritur të shënojnë, duke përfunduar 45 minutëshi i parë me rezultat të barabartë 1-1.

    Ishte Enis Gavazaj ai që realizoi nga pika e bardhë për epërsinë e Prishtinës, teksa Ahmed Januzi arriti që të realizojë për ta barazuar rezultatin në 1-1.

    Skuadra që siguron sot kalimin për në finale, do të takohet me skuadrën nga Liga e Parë, Dukagjinin.

    Ndryshe, ndeshja e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte fituar 2-3 nga llapjanët. Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës luan edhe në Europa League./Insporti.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark