Me tri ndeshjet e zhvilluara sot është përmbyllur java e dhjetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita po vazhdon të kryesojë me 24 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Ballkani që ka dy ndeshje më pak të luajtura.
Gjilani me barazimin në Ferizaj ka 15 pikë në pozitën e tretë, tri më shumë se Prishtina dhe Drenica që ndajnë pozitën e katërt tabelore.
Garë e ashpër dhe diferencë e vogël e pikëve është në fundin e tabelës.
Dukagjini, Malisheva dhe Ferizaj që pozicionohen në tri vendet e fundit në tabelë kanë nga tetë pikë.
TABELA: