Me tri takimet e luajtura sot u përmbyll xhiro e 13-të në Albi Superlig.
Të tri përballjet përfunduan baraz.
Në Mitrovicë ndanë pikët Trepça ’89 dhe Gjilani duke barazuar 1:1.
Me të njejtin rezultat u mbyll edhe dueli Dukagjini – Ballkani.
Ndërsa ndeshja në “Bajram Aliu” ndërmjet Drenicës dhe Malishevës u mbyll pa gola 0:0.
Pas 13 xhirove të zhvilluara Drita vazhdon të mbetet lidere me 30 pikë të fituara, pesë më shumë se ndjekësi i parë Ballkani i cili ka 25 pikë të grumbulluara dhe tri ndeshje më pak të luajtura se gjilanasit.
Prishtina zë vendin e tretë me 21 pikë.
Në fund të tabelës janë Dukagjini dhe Ferizaj me nga tetë pikë.