
David McAllisterm tha se dy grupet e të mëdha Partia Popullore Evropiane dhe ajo e socialistëve dhe demokratëve, do të ketë qasje të ngjashme ndaj zgjerimit, e kjo politikë sipas tij, bazohet në plotësimin e kushteve.
“Nëse vendi përparon, besojmë se duhet të shpërblehet”, ka thënë ai.
McAllister përsëriti pikëpamjen e Brukselit se përparësia në rrugën e integrimit evropian mbetet një çështje thelbësore e sundimit të ligjit.
Ai foli edhe për rolin e ndërmjetësuesve të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se janë të interesuar që të dy vendet të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, e që sipas tij për këtë po punohet shumë.
Tutje ai theksoi se emërimet për raportuesit e rinj të Parlamentit Evropian për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor do të finalizohen në shtator të këtij viti./ Insajderi.com