×
Video

Mësuesi i Haradinajt emocionon me fjalët për të, ka një porosi për qytetarët

Insajderi
09 February 2021 - 13:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kandidati për presidenti i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar mësuesin e tij, Bajram Çekaj i cili përmes një videoje thotë se Haradinaj ka kontribuar shumë për Kosovën e lirë dhe për këtë arsye ai duhet të udhëheqë me shtetin.

“Si President i Kosovës do të vihem në mbrojtje të vendit dhe do tu shërbej qytetarëve, si Bajram Çekaj ish-mësuesi im, një burrë shembull i cili më formoi dhe frymëzoi në fëmijërinë time si dhe një nëne si Nushe Ramosaj, e cila humbi vajzën e saj Fetneten, dy vite më pare”, shkruan Haradinaj, në mbishkrimin e kësaj videoje.

Fetnetja, sic thotë Ramush Haradinaj, ishte një nga gratë më të guximshme që takova në jetën time dhe një nga luftëtaret më të guximshme për lirinë tonë.

“Do të jem President për njerëz si ta dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar ai.

Për më shumë ndiqeni videon:

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark