Anton Nimani është qytetari nga Istogu i cili kujdeset i vetëm për të shtatë fëmijët e tij. Ai po kërkon ndihmë nga bamirësit për shkak të kushteve të rënda ekonomike.
Nimanit të cilit bashkëshortja i vdiq pasi u infektua me Covid-19 dy vite më parë iu vështirësua jeta edhe më shumë.
Ai thotë se e ka të vështirë t’i rrisë fëmijët me të ardhurat nga sociali prej 180 eurove.
“Me 180 euro duhet t’i mbajë tetë antarë, është shumë e vështirë. Më shtrenjtë kushtojnë mbathjet e fëmijeve sesa të mijat…”, ka thënë ai për Insajderin.
Numri kontaktues: 045989940 Anton Nimani-Istog
Intervista e plotë: