×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Më 2008 Ramush Haradinaj ishte prapa grillave, ja si e kujton ai momentin e shpalljes së Pavarësisë

    Insajderi
    17 February 2023 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rrëfyer se si e priti shpalljen e Pavarësisë brenda qelisë në Hagë, flet edhe për bisedën e parë telefonike që e kishte realizuar pas këtij akti historik.

    Brenda në kuvend po shënohej dita më e rëndësishme në historinë e shtetit të Kosovës.

    Jashtë këtij institucioni, qytetarët kishin vërshuar rrugët për të festuar ditën që gjat e prisnin.

    Këtij momenti e kësaj feste po i mungonte ish-komandanti i ZOD së UÇK-së, që deri në 2005 udhëhoqi me vendin.

    Ai që luftoi për lirinë e vendit, po e priste prapa grilave Pavarësinë e Kosovës.

    Gëzimin që e përjetonte, përveq që e ndau me bashkëluftëtar, dëshironte ta ndante edhe me familjarët.

    Kreu i AAK-së tregon se me kë zhvilloi bisedat e para telefonike, pak minuta pas shpalljes së pavarësisë.

    Sipas Haradinajt, historia po përsëritet edhe për këtë 15 vjetor, ku sipas tij ata që e shpallën sot ndodhën në Hagë.

    Epilogu i këtij gjykimi, ish-komandanti i UÇK-së, beson se do të jetë i njejtë si i tiji në 2008.

    Në fund, ish-kryeministri i Kosovës ka një porosi për të gjithë qytetarët në këtë 15-vjetor të pavarësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark