×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 26 nëntor mbledhja e dy qeverive, Limaj tregon për çfarë do të diskutohet

    Insajderi
    23 October 2018 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet më 26 nëntor në qytetin e Pejës.

    Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku edhe ka numëruar çështjet kryesore që do të shqyrtohen.

    “Synimi jonë është të keni një marrëveshje konkrete për doganat. Heqja e Roaming-ut, njohja e licencave nga të dyja vendet. Gjithashtu është në trajtim çështja e njohjes së patentë shoferëve. Po ashtu edhe taksat për autostradën, pasi qytetarët kanë thënë që është shtrenjtë”, ka thënë Limaj.

    Ai ka kërkuar që ministrat të raportojnë për marrëveshjet të cilat nuk janë implementuar deri më tani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark