×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Më erdhi me të puth”, Luizi i tregon Teas se pse u ndje ashtu

    Insajderi
    30 January 2023 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmjen e djeshme, Tea Trifoni dhe Luiz Ejlli kanë darkuar së bashku, si shpërblim pasi fituan “Talent Show” në “Big Brother VIP2”. Dy banorët kanë folur gjatë për lojën e njëri-tjetrit dhe për konkurrentët e tjerë.

    Madje në një moment folën edhe për raportin e tyre, ku ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh “që jashtë kanë një perceptim të gabuar”.

    Pjesë nga biseda:

    Tea: Dy prime rresht na thanë ‘njëherë më ke qejf ti mua dhe njëherë të kam unë ty qejf.

    Luizi: Duan të binden kush ka qejf kë

    Tea: Dhe pastaj na thanë ishit shumë romantik

    Luizi: Aty

    Tea: Po

    Luizi: Bukur, ja ku je. Rrëzoi poshtë variantet që nuk janë

    Tea: Po ti pse i mëshon këtij varianti që nuk është?

    Luizi: Jam duke të pyetur. Po të jap mundësinë, ja ku je, kamerat i ke për vete

    Tea: Jo, ti pse i mëshon këtij varianti që nuk është?

    Luizi: Cili?

    Tea: Jo doja ta puthja, jo këtej, jo andej

    Luizi: Nuk të rrej, nuk thashë në buzë. Unë e cilësova e di shumë mirë. Thashë në faqe, në ballë. Më erdhi me e puth e me e përqafuar, kaq, pa të keq, nga emocioni që u krijua. Është gjë natyrale, njerëzore, pa të keq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark