Milot Rashica po shijon pushimet në Shqipëri. Sulmuesi 25- vjeçar ka zgjedhur vendin e tij për të kaluar momente qetësie pas edicionit të ngarkuar.
Fotoja e postuar nga Rashica nëpërmjet “Instastory” në rrjetet sociale, tregon Rashicën bashkë me të afërm të tjerë.
Kujtojmë se sulmuesi i Kosovës u transferua nga Werder Bremen te Norwich sezonin e fundit, për të lidhur kontratë katër vjeçare.
Megjithëse Rashica mbajti vazhdimisht vendin e titullarit, sezoni i parë rezultoi dështim pas Norwich u pozicionua i fundit, duke rënë kështu nga kategoria.
Kjo mund të jetë dhe arsyeja pse Rashica mund të mendojë ndryshimin e klubit për sezonin e ardhshëm.