Agjenti i Achraf Hakimit pohon se nëse Interi do të kishte arritur të qëndronte në Ligën e Kampionëve, ata do të shkonin deri në fund të kësaj gare.
“Nerazzurrët” arritën në finalen e Europa League sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon ata përfunduan në fund të grupit të tyre të Ligës së Kampionëve..
Që nga ai eliminim në muajin dhjetor, Antonio Conte ka qenë në gjendje të përqendrojë vëmendjen e tij tërësisht në Serie A, duke krijuar një hendek prej 11 pikëve nga vendi i dytë në garën për titull.
“Rruga drejt titullit është e qartë tani dhe hendeku do të thotë që Interi mund të fillojë të mendojë për festën për titull”, tha agjenti Alejandro Camano për “Radio Kiss Kiss”.
“Conte meriton shumë kredi dhe tani edhe ata po luajnë një futboll të mirë. Nëse Interi do të luante në Ligën e Kampionëve tani, ata do të shkonin deri në fund falë cilësisë, forcës dhe organizimit të tyre. ”, tha në fund ai.