×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Më ka marrë malli për të”/ Sipas Enit, ja kush duhet të jetë fitues në “BBV”

    Insajderi
    26 January 2023 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eni Tare u eliminua të martën nga “Big Brother VIP Albania” pas një qëndrimi të shkurtër brenda shtëpisë. Gjatë spektaklit të së martës, modeli dhuroi emocione të forta për publikun, me historinë e familjes së tij. Ai rrëfeu dhunën e të atit dhe divorcin e prindërve. Dy ditë pas eksperiencës, që ai vetë e cilëson të paharrueshme, ai ishte i ftuar në një intervistë për të folur për përvojën si banor i “BBV” dhe planet për të ardhmen.

    Ai u shpreh në “Ftesë në 5”, se nuk u përshtat me banorët e tjerë në shtëpi.

    Nuk isha plotësisht i angazhuar. Ky është dhe pengu im. Nuk e kuptova pse më ndodhi. Nuk e gjeta veten”- tregoi Eni.

    Por, Eni veçon një banore me të cilën tregon se është ndjerë shumë mirë dhe rrëfen se për të e ka marrë malli.

    Më ka marrë malli për Tean, pasi ajo ishte personi që më afroi më shumë. E beri që ditën e parë dhe deri ditën e fundit që u largova. Bisedat që kam bërë me të ishin gjithëpërfshirëse. Ajo e kuptoi karakterin tim, që duhet të më pyeste që unë të përgjigjesha. Tea me çiltërisën e saj dhe faktin që më dëgjonte , më dha atë luksin e të ndjerit rehat”-tha ai.

    Eni shpreh dëshirën që “Big Brother VIP Albania 2” ta fitojë Tea: “E meriton ta fitojë. Inteligjenca e saj është shumë lartë”, shprehet modeli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark