×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Më ka sha me nanë”, tensione në Odën e Avokatëve pas dorëheqjes së drejtorit, incident mes dy anëtarëve

    Insajderi
    21 March 2023 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbledhja që u mbajt sot e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, u përcoll me tensione të shumta, sidomos kur u diskutua për dorëheqjen e drejtorit ekzekutiv Besim Curri.

    Në një pauzë të mbledhjes, ndodhi një incident mes dy anëtarëve të Këshillit Drejtues – kryetarit të degës regjionale të Prishtinës, Nasuf Hasani dhe kryetarit të degës regjionale të Gjakovës, Ergjyment Barbullushi.

    I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Hasani e konfirmoi se ka ndodhur incidenti me Barbullushin, pasi sipas tij ky i fundit e ka sharë. I njëjti tha se gjendet në Polici.

    “Po jam në Polici, kush është vëlla. Po, më ka sha Ergjyment Barbullushi 3-4 herë, më ka sha me nanë për shkak të dorëheqjes të drejtorit ekzekutiv. Kurgjo, ai më ka sha me nanë, domëthanë kena dashtë me u kacafyt, ka ndërhy polici, qekaq”, tha Hasani.

    Në anën tjetër, Barbullushi, tha se nuk mund të diskutojë asgjë, ngase ia ka ndaluar Policia.

    “Nuk muj me diskutu kurgjo, për shkak se policia ma ka ndalu, po më vjen keq. Përndryshe kam qejf me kontribu, me bisedu, me jep informacion, po veç sa ken këtu m’i thanë qito fjalë. Tash s’po muj me i shkel janë t’u bo procedura hetimore”, tha Barbullushi.

    Ndryshe, mbledhja e Këshillit Drejtues të OAK-së kishte 9 pika në rend dite. Ndër to, ishte edhe miratimi i raportit financiar, për të cilin kishte disa vërejtje, por u miratua me shumicë votash.

    Ndërsa, kur u diskutua lidhur me dorëheqjen e drejtori ekzekutiv të OAK-së, Besim Curri, njëri nga anëtarët tha se dorëheqja konsiderohet si ndërprerje e njëanshme e marrëdhënies së punës.

    Kurse, kryetari i Odës, Behar Ejupi tha se në bazë të dorëheqjes, kuptohet pse ka dhënë dorëheqje Curri.

    “Du me dëgju një përmbledhje të asaj që dëgjova nga ju, Oda e Avokatëve është e hapur për të gjithë anëtarësinë dhe publikun. Është fat i mirë që ne sot po iu drejtohemi anëtarësisë përmes Facebook-ut. E kam thanë që në bazë të normativës që është në fuqi, kryetari e mbikëqyr drejtorin, ashtu është e rregullume me normativë.

    “Por, unë nuk mund të kontrolloj askënd në asnjë moment kur mund të dalë eventualisht ndonjëherë nga zyra. Përgjatë kohës sa e ka kryer detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme, ka qenë në rregull. Në bazë të dorëheqjes së drejtorit, kuptohet pse jep dorëheqje. Unë në asnjë moment, në asnjë rrethanë kurrë nuk do t’i mbajë anën asaj që e dëmton imazhin e Odës, Oda është mbi gjithë ne dhe mbi mua si kryetar. Në rastin konkret, ne kemi një dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv, kjo dorëheqje ka ardhë si rezultat i asaj që unë e kam thirrë në takim”, tha Ejupi.

    Mirëpo, ai përmendi një rast për të cilin, sipas tij, nuk kishte reaguar fare Këshilli Drejtues.

    “Me vjen keq për një çështje, por me vjen mirë për një çështje tjetër. Për cilën me vjen keq, nëse hyn në internet e shohim “Skandaloze drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, i kërkon kandidates që intervistën për punësim ta zhvillojë në hotel”. Ky Këshill Drejtues kurrë për atë drejtor që më ka shku mendja nuk ka marrë vendim”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark