×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Me kaçikun tim të vogël, kudo kam mbrojtur VV-në”, mësimdhënësi i zhgënjyer nga Qeveria Kurti

    Insajderi
    04 October 2022 - 14:01

    Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mos ua qes pagat mësimdhënësve qe morën pjesë në grevën e përgjithshme. Kjo ka ngjallur reagime të shumta. Beqir Letaj, një mësimdhënës nga Komuna e Prizrenit, është shprehur i zhgënjyer për mos-ekzekutimin e pagave për grevistët.

    Ai ishte edhe votues i LVV-së, ndërsa tani u shpreh i zhgënjyer nga udhëheqja e kësaj partie në pushtet.

    “Jam votues i LVV nga viti 2019,edhe në zgjedhjet qendrore edhe në zgjedhje komunale këtu në Pz. Dhe jo vetem kaq.Me kaçikun tim të vogël ,kudo në në fb por edhe në biseda direkte forcërisht kam mbrojtur kauzën politike të Albin Kurtit. Por tash jam tej mase i zhgënjyer”, ka shkruar Letaj.

    Mësimdhënësi nga Komuna e Prizrenit tha së VV po bën vetëvrasje politike.

    “Si po ndodh kjo vetëvrasje politike e LVV ? Ça tu themi tash votusëve të LVV që tash më janë lëkundur në masë të madhe.Çka tu themi përkrahësve të partive tjera që me gojën plotë fyejnë dhe shajnë këtë Qeveri dhe Albinin”, pohoi ai.

    Tutje Letaj shtoi se edhe pesë muaj do të dalë në pension dhe së ka qenë kundërshtues i SBAShK-ut dhe i grevës.

    “E nderuara Ministre Nagavci, edhe 5 muaj do të pensionohem. Nuk e kam paramendaur kurrë që kariera ime do të përfundoj me këtë zhgënjim total. Si i lejoni që një SBASHK-u tua merrë primatin në të qenunit “kujdestar”të mësimdhënsëve kosovar”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Edhe deputetet e pushtetit si Haxhi Avdyli, Jeta Statovci, Fatmir Humolli i kanë dalur kundër Qeverisë Kurti.

    Avdyli tha se që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist.

    Në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, Avdyli thotë se sreva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku sipas tij udheheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale.

    “Për hirë të arsimit,nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për leshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë”, kishte shkruar Avdyli.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark