×
  • Showbiz
  • Show

    ‘’Më kanë përdhunuar kur isha i vogël’’, babai i banorit të ‘’Big Brother’’ rrëfen historinë e trishtë

    Insajderi
    28 January 2023 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fjalia ‘’ figurat publike janë njerëz pa kompekse’’ duket se nuk vlen për të gjithë të famshmit. Dhe pse, njerëzit e njohur nga populli sidomos artistët kanë thyer shumë tabu nëpërmjet artit të tyre, kur vie puna të flitet për eksperiencat e tyre seksuale sikur ‘’macja ua përpi gjuhën’’.

    Por diferencën në mesin e tyre e ka bërë këngëtari Robert Aliaj, i njohur ndryshe edhe si babai i Kristit, garuesit në show-in televiziv Big Brother Vip Albania.

    Ai ka rrëfyer për eksperiencën e tij të parë seksuale të cilën e ka cilësuar si dhunim.

    Aliaj ka thënë se kur ishte vetëm 16 vjeç, një grua e ftuar si mysafire në dasmën në të cilin edhe ai ishte I ftuar e kishte marrë dhe e kishte dërguar në një vend panjerëz ku edhe e kishte dhunuar seksualisht.

    “Tek Zogu i Zi isha i ftuar në një dasëm me familjen. Një zonjë aty më tërhoqi vëmendjen dhe më çoi tek shkolla e partisë që ishtë përballë. Në një moment aty u gjeta në bar, e mbaj mend sipër meje ajo ishte e eksituar. Nuk kam pasur trauma, por kjo nuk përjashton që është përdhunim”, ka deklaruar artisti.

    Ndryshe, dhunim seksual konsiderohet çdo veprim i natyrës seksuale që kryhet pa miratimin e palëve të përfshira.

    Përjashtim rasteve kur individi është nën 18 vjeç edhe nëse aktet seksuale kryhen me miratimin e tij apo saj, prap konsiderohet si dhunë seksuale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark