×
  • Lajme
  • Lajme

    Me kaq vjet burg mund të dënohet ish-zv/ministri Musa Cena

    Insajderi
    23 October 2018 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, i arrestuar më 20 tetor nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe ka marrë ryshfet, sipas Kodit Penal të RKS-së, mund të dënohet me dënim maksimal, vetëm për një vepër penale, deri në 12 vjet.

    Musa Cena, ish-zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal, është arrestuar më 20 tetor të 2018, nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar dhe ka marrë ryshfet.

    Po atë ditë, janë arrestuar edhe shefi i Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec, Nusret Shala, dhe pronari i kompanisë konsulentë “Gentle Research”, Hazër Shehu.

    Të tre të arrestuarit dyshohen për vepra penale “Marrje e ryshfetit”, “Keqpërdorim i pozitës dhe i autoritetit zyrtar”, “Ushtrim  i ndikimit”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të marrjes së ryshfetit”.

    Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh se vepra penale për marrje të ryshfetit, neni 428, mund t’i çojë në burg të dyshuarit dhe dënimi të jetë prej 6 muaj deri në 12 vjet burg, shkruan Express.

    Vepra penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, neni 422, sipas Kodit Penal, dënimi minimal me burg është 6 muaj dhe ai maksimal 5 vjet burg.

    E dënimi maksimal për veprën penale “Ushtrim i ndikimit” nga Kodi Penal, neni 431, thotë se arrin deri në 8 vjet burg, kurse ai minimal për këtë vepër është dënim me gjobë.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark