×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Me maska anti-COVID e kallashnikovë grabitet një bankë

    Insajderi
    15 September 2021 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një plan perfekt për grabitjen e një banke në mes të Athinës, që të kujton paksa serialin e famshëm La Casa de Papel.

    Mediat greke publikuan pamje nga brenda bankës ku 2 persona të armatosur duken që kërënojnë personelin me armët e tyre kallashnikov.

    Dy grabitësit morën nga banka 11 mijë euro dhe për arratisjen përdorën si karrem një grua.

    Në pamje, ata shihen se kanë mbuluar fytyrën me maskë anti-COVID dhe janë veshur thjeshtë. Kujtojmë se grabitja, e ngjashme me ato të filmave, ka ndodhur rreth orës 11:35 sipas asaj lokale në qendër të Athinës.

    Dy autorët hynë në bankë, nxorën kallashnikovët dhe terrorizuan punonjësit dhe klientët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark