×
  • Showbiz
  • Show

    “Më mirë martohem me Kristin ose Ronaldon se me të”, Nita i përgjigjet Bledit

    Insajderi
    28 May 2023 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para pak javëve Nita Latifi u shpreh tepër e zhgënjyer nga një deklaratë e Bled Manes për vajzat nga Kosova, e bërë kohë më parë, teksa tha se ajo nuk e njihte fare Bledin kur e takoi brenda shtëpisë së BBVIP. Ajo tha se martesa që u bë brenda shtëpisë ishte lojë dhe mes tyre nuk ka asgjë.

    Po ashtu, në një intervistë të fundit, pyetjes se çfarë i ka bërë më tepër habi pas daljes nga formati i njohur, Nita ka treguar edhe një herë për shfrytëzimin nga ana e tij për situatën e dasmës së tyre.

    Bledi iu përgjigj asaj përmes një postimi në Instagram. Duke ironizuar ish-banoren, përmes krahasimeve dhe epiteteve, ai shprehej se të gjithë banorët e tjerë e kishin harruar Nitën brenda shtëpisë dhe ishte ai që e solli sërish në qendër të vëmendjes. Po ashtu ai tha se më parë ishte martuar me Kristin ose Ronaldon se me Nitën.

    Këtyre statuseve këngëtarja u është përgjigjur së fundmi në një intervistë për lajmi.net. Ajo u shpreh:

    “Bledi ka qenë i heshtur. I ka munguar ai guximi për të kundërshtuar për një situatë të caktuar Luizin. Unë e kam ftuar në dasmën kosovare që bëmë në Big Brother VIP si shok, por ai e ka trajtuar pa pasur atë kujdesin shtesë për një shoqe. I ka shërbyer për vëmendje. Deklaratat që ka bërë për shqiptarët e Kosovës më kanë befasuar, më kanë bërë të ndihem keq dhe më bën të reagoj. Nëse përshtatet me ndonjërin prej tyre(Ronaldon ose Kristin) nuk kam çfarë i bëj. Nuk e di me çfarë konotacioni e ka bërë atë status, por për çfarëdo e ka thënë nuk kam çfarë të them. Është qesharake se çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje dhe famë.”-tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark