Kanë filluar punimet për ndërrimin e barit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Federata e Futbollit të Kosovës së bashku me Ministrinë e Sportit para disa muajsh morën vendimin e renovimit të stadiumit “Fadil Vokrri”.
Pas një kohe të gjatë në pritje, tashmë punimet në këtë stadium kanë filluar.
Kujtojmë që Kosova nuk luan në shtëpi që nga viti i kaluar për shkak të gjendjes së tmerrshme të fushave në vendin tonë.