×
  • Lajme
  • Lajme

    Më në fund – Zemaj shkon për inspektim në Albi Mall, pas dyndjes së njerëzve për Black Friday

    Insajderi
    27 November 2020 - 15:53

    Pas tollovive të krijuara nga qytetarët në Albi Mall, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin kanë vizituar qendrat tregtare në Prishtinë për të parandaluar grumbullimin e njerëzve me rastin e “Black Friday”.

    Kështu bëri të ditur Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ku tha se shëndeti individual dhe kolektiv i popullatës sonë është shumë më i rëndësishëm se çdo produkt që mund të blihet në këto ngjarje.

    “Edhe një herë ju bëjë thirrje qytetarëve që në këtë kohë pandemie, të shmangin grumbullimet e panevojshme, sepse një gjë e tillë është në dëm të shëndetit të të gjithëve. Kërkoj nga organet e rendit dhe inspektoratet që të jenë në krye të detyrës dhe kudo që hasin në organizime të tilla, të marrin masa në bazë të ligjit dhe vendimeve në fuqi”, tha Zemaj.

    Por, numër i madhë i qytetarëve që nga mëngjesi janë parë në Albi Mall duke shkelur kështu vendimet e qeveris Hoti./Insajderi.org

    Më poshtë shihni foto e dërguara në redaksinë e Gazetës Insajderi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark