20:19 - 05 Korrik 2022

Mesfushori, Nazmi Gripshi ka realizuar golin e epërsisë për Ballkanin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës së Zalgirisit, shkruan Insajderi.

Gripshi realizoi për 1-0 në minutën e 15’të të ndeshjes.

Ky gol për Gripshin është i veçantë pasi e realizoi në ditën e datëlindjes së tij.

Ballkani sot po bën debutimin në Evropë, ku përballë kanë Zalgirisin në kuadër të 1/8 së finales së raundit kualifikues në Ligën e Kampionëve.