×
  • Sport
  • Sport

    “Më nuk je njëri prej nesh dhe më ti për ne nuk do të jesh asgjë perveç një hiçë”/ Feronikeli në krizë të thellë, tifozët akuzojnë ish-presidentin e klubit

    Insajderi
    14 January 2022 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lojtari i radhës që ka njoftuar ndarjen me industrialistët është Drilon Leku, i cili ka falenderuar klubin dhe tifozët për kohën e kaluar në Rexhep Rexhepi.

    “Përshëndetje të gjithve nga sot nuk do jem më pjesë e KF FERONIKELIT i falenderoj te gjithë për besimin dhe tifozat TIGRAT E ZI qe gjithmonë ishin me neve shpresoj qe te kaloi kjo krizë per klubin” – Drilon Leku.

    Duke parë largimet nga klubi dhe gjendjen e momentale në kampin e industrialistëve, tifogrupi Tigrat e Zi kanë falenderuar lojtarët për kontributin, por të njejtit nuk janë ndarë aspak të kënaqur me gjendjen e klubit, ku sipas tyre fajtori kryesor mbetët presidenti Naser Ramaj.

    “Ne si Tifozeri e falenderojm secilin lojtarë veç e veç të cilet kontribuan për klubin tonë më aq sa kishin mundësi dhe çdo here Qyteti jonë do të jete si shtepi e dytë për juve,suksese në vazhdimë.

    Për ty Ish-President Naser Ramaj më nuk je njeri prej nesh dhe më ti për ne nuk do të jesh asgjë perveç një hiçë,respektin e ke humbur nga ne po ashtu edhe nga çdo qytetar i qytetit tonë përshkak gjendjes qe e ke pru në klubin tonë të zemres”, kanë shkruar  “Tigrat e Zi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark