×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Me pushime në Maldive, Roza Lati: Kam qendruar disa ditë pa ngrënë nga stresi dhe qaja natën

    Insajderi
    23 November 2022 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Moderatorja Roza Lati ka shkuar me pushime me të dashurin e saj në Maldive. Ajo nuk ka nguruar të ndajë momente të ndryshme në Instagram, ku nuk kanë munguar as fotot seksi.

    Si pasojë, komentet kanë qenë të shumta, madje shumë ndjekës i kanë thënë se moderatorja ka lindur për qejf. Kjo ka bërë që Roza të reagojë e revoltuar, duke bërë një sqarim të gjatë.

    Ajo ka treguar se muaji tetor dhe nëntor për të kanë qenë shumë të vështirë si nga ana fizike ashtu edhe psikologjikisht. Roza ka theksuar se prej ditësh nuk hante nga stresi dhe vetëm qante.

    “Per te gjithe ata qe me shkruajne qe kam lindur per qejf, qe e kam ne terezi dhe bla bla bla… Tetori dhe Nentori kane qene dy muajt me te veshtire per mua psikollogjikisht dhe fizikisht. Ti nuk e ke iden sa rrija pa ngrene buke se me prehej oreksi nga stresi. Une qe e manovroj gjendjen e ankthit me meditimin te pemet… as pemet s’po me benin më derman per ankthin qe s’po me leshonte. Kam qare e qare… nje nate po e nje nate jo…. Por te gjitha keto nuk mund ti shprehesh ne Instagram.

    Se fundja secili ka hallet e veta. Por e rendesishme eshte qe… Puna aty eshte gjithmone. Stresi aty eshte gjithmone. Me cfare ka shkruar Zoti nuk lufton dot. Thjeshte shkeputu. Turn it OFF. Zhduku. Merr veten. Recharge. Trupi jone, truri jone, jane tempulli qe ne nuk e nderrojme dot kurre. Dhe duhet te kujdesemi. Boll me inboxe idjote dhe xhelozie. Shkruaj nje “E Meriton o Roza” dhe jemi ne rregull. Ose nese s’ke koment te mire, mos shkruaj fare. Madje madje, feel free to unfollow poqese ti vrava syte. Flm. Klm. Rsp”, ka shkruar moderatorja.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark