×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Me qenë vjehrra e mirë Zoti …”, Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake

    Insajderi
    23 November 2024 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, bëri bujë në spektaklin Big Brother VIP Kosova, ku shfaqja e tij si befasi për Drenushën u kthye në një moment të shumëkomentuar në rrjetet sociale.

    Të dy patën mundësinë të shijonin një darkë së bashku dhe të diskutonin për të ardhmen e marrëdhënies së tyre si prindër të përkushtuar.

    Gjatë bisedës së tyre, Drenusha dhe Atilla vendosën të lënë pas tensionet dhe të bashkëpunojnë për mirëqenien e fëmijëve të tyre. Megjithatë, ishte një moment i veçantë dhe qesharak që e vuri Atillan në qendër të vëmendjes. Kur Drenusha e pyeti për situatën e fëmijëve jashtë shtëpisë, Atilla dha një përgjigje të papritur dhe humoristike: “Me qenë vjehrra e mirë, e kish pas edhe Zoti!”.

    @phenomenaal23 Beni tag vjehrren dhe deshmojami te kunderten Atilles😂😂😂😂🤍 #vjehrramenusen #vjehrrashqiptare #atilla #bigbrothervipkosova ♬ оригинальный звук – И❤️‍🩹

    Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura në publik dhe u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Shikuesit e Big Brother VIP Kosova e komentuan gjerësisht këtë frazë si një nga momentet më gazmore të spektaklit deri më tani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark