×
  • Lajme
  • Lajme

    Me shumë folklorik se sa historik- Pse Adem Jashari nuk po merret si figurë serioze në librat e historisë në Kosovë

    Insajderi
    06 March 2021 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Librat e historisë në Kosovë shumë pak pasqyrojnë luftën e lirisë në Kosovë dhe flijimin e familjes Jashari.

    Për ketë gjë disa historianë kanë shfaqur pakënaqësi lidhur me këto tekste.

    Drejtori i Instiuti të Historisë në Kosovë, Sabit Syla, ka thënë që tekstet që posedojnë, librat të shkollës fillore dhe ato të mesme janë të mangëta.

    “Normalisht që nuk janë të bollshme sa i përket të shkollave fillore dhe të mesme dhe universiteteve jo vetëm Kosovë po edhe andej kufirit në Shqipëri dhe Maqedoni pra, nxënesit të kenë dijeni më të mëdha për familjen e Jasharëve dhe luftën e lavdishme”, ka thënë Syla.

    Kurse historiani, Bujar Dugolli, ka thënë se kanë dhënë vërejtjet sa i përket kësaj historia. Ai fajin e vë tek institucionet e vendit.

    “Ne kemi dhënë shumë vërëjte sa i përket teksteve mendoj që ka qenë një politike e gabushme nga Ministria e Arsimit në formë e hartimit të teksteve e shihni që ka pasur debate rreth pasqyrimit të ngjarjeve në tekstet e historisë. Mendoj që këto duhen të rishkruhen dhe të plotësohen me fakte e argumente të reja më qëllim më të mirë që gjeneratat e ardhshme ta mësojnë të vërtetën realisht se rruga qlirimit dhe pavarësisë”, ka thënë Dugolli.

    Kurse Blerim Latifi, ka thënë se nuk guxon që figura e Adem Jasharit të mbetet folklorik.

    “Shiko nuk guxojmë që figurën Adem Jasharit të lëjmë në folklor, që të mos kemi vetëm folklor për Adem Jashari, po të i japim dimension ma serioz ma shkencor me histografik të figurës së tij, luftës, ngjarjeve që lidhen me të sepse ai është njeriu që simbolizion ndërrimin e epokave. Adem Jashari  është krijuesi  i UÇK-së, ne mund të flasim jo ky jo ai, njeriu që ka vendos në funksion një proces të madh historik i cili ka rezultu me qlirimin përfundimtar të Kosovë, ai i ka meritat historik  kjo nuk guxon të mbetet në nivelin e diskutimeve folklorike”, ka thënë Latifi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark