×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    𝐌ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐬𝐞 𝐝𝐲 𝐨𝐫ë 𝐧ë 𝐐𝐊𝐔𝐊 – 𝐤ë𝐭𝐨 𝐣𝐚𝐧ë 𝐝𝐞𝐭𝐚𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 gjendjen shëndetësore të Lugatit

    Insajderi
    18 January 2023 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjendja shëndetësore e banorit të Big Brother Vip Kosova, Gjon Karrica i njohur si “Lugati” është përmirësuar.

    Kështu thonë burime të Insajderi brenda QKUK-së derisa shtojnë që atij është duke iu kthyer vetëdija.

    Sipas këtyre burimeve Lugati iu është nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësorë dhe ka kryer disa fotografime. Për të cilat janë në pritje të rezultateve.

    Bashkë me të ndodhet edhe moderatori i BBVK Alaudin Hamidi. I pyetur nga Gazeta Insajderi ai nuk ka pranuar që të flas për gjendjen e banorit.

    Në emergjencë ndodhen dhe prezencë e shtuar e Policisë së Kosovës të cilët po kujdesën për sigurinë e banorit. Po ashtu në korridoret e emergjencës janë parë edhe anëtarë tjerë të produksionit si dhe truproje.

    Gazeta ka kontaktuat edhe mjekun kujdestar në emergjencë, Avdush Bajgora i cili tha se për momentin nuk mund të prononcohet lidhur me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark