×
  • Showbiz
  • Show

    Fqinjët serb kishin shprehur interesim për të – Duda Balje tregon pse familja e saj u shpërngul në Kosovë

    Insajderi
    22 May 2022 - 10:43

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga grupi multientik, Duda Balje, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “N’Konak”, në RTV Dukagjini.

    Mes të tjerash, Balje ka folur edhe për fëmijërinë e saj të kaluar në Novi Sad të Vojvodinës, duke e përshkruar si një fëmijëri të lumtur krahas dy prindërve që kishin punuar shumë për ta rritur dhe edukuar atë.

    Por në një moment, Balje kujtoi se si pak para se të regjistrohej në shkollë të mesme, babai i saj në mënyrë bilaterale kishte vendosur që familja të kthehej në vendin e tyre të origjinës, Prizren.

    Duda tha se në atë kohë nuk e kishte kuptuar se pse i ati e kishte marrë këtë vendim, por më vonë kishte mësuar se arsyeja ka qenë për ta mbajtur sa më të sigurte atë.

    “Në fakt ka pasur një komshi serb, i cili i thoshte babait tim: ‘Jasmin ke një vajzë shumë të bukur’ dhe disa herë e ka thënë. Dhe babai ka menduar se për mua nuk është mirë që të rritem atje dhe kjo është arsyeja pse kemi ardhur në Kosovë”, deklaroi deputetja boshnjake.

    Me këtë ajo bëri të ditur se prindërit e saj nuk donin që ajo të “peshkohej” nga serbët, por të bëhej një nuse e komunitetit të cilit i përkasin – pra atij boshnjak ose shqiptar.

    Duda më pas sqaroi se kthimi i saj në Prizren ishte gjëja më e bukur që mund t’i ndodhte, pasi ajo në shkollë të mesme njohu bashkëshortin e saj me të cilin u martua kur ishte minorene, por vazhdon të jetë me të sot e kësaj dite. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark