×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Me Vjosën nuk flasim për oferta e pozita”- Këshilltarja e re, shoqe e moçme e presidentes Osmani

    Insajderi
    03 April 2023 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar këshilltare të saj, ish-deputeten, Donika Kadaj- Bujupi.

    Kadaj-Bujupi në një intervistë të dhënë në vitin 2018, e kishte bërë të ditur se ajo dhe presidentja Osmani janë shoqe.

    E pyetur se a do t’i bashkohej Listës Guxo nëse do të ftohej nga Osmani, e cila atë kohë ishte kryetare, Bujupi kishte thënë se gratë nuk bëjnë marrëveshje nëpërmjet ofertave e pozitave, shkruan Insajderi.

    “Unë Vjosën e kam shoqe shumë moti edhe në s’flasim për oferta. Gratë nuk bëjnë marrëveshje nëpërmjet ofertave e pozitave”, kishte thënë Bujupi në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun”.

    Ndërkaq, deputetja që në atë kohë ishte ende pjesë e AAK-së kishte deklaruar se edhe nëse largohet nga kjo parti, do t’i bashkohej ndonjërës që e ndjen vetën rehat.

    “Kisha dasht me i pa gratë në udhëheqje të partive politike. Nuk e kemi bisedu asnjëherë, nuk e kam mendu. Unë jam rikthy në Aleancë, por me vazhdu në Aleancë kam telashe, është njëfar përjashtimi “defacto” që ma kanë ba“.

    “Nuk du me qenë numër në politikë se s’e ndjejë vetën ashtu. Kam nevojë me qenë pjesë e procesit me marrë vendime, për me propozu, për mos me qenë veç kur duhet me marrë naj votë”, kishte thënë Kadaj-Bujupi.

    Në njoftimin e presidencës thuhet se Kadaj Bujupi do të angazhohet, ndër të tjera, në fushën e komunikimit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark